Luiz Ejlli nuk ndalet! Ja se ku do ta shohim këngëtarin

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme, fituesi i ‘BBV2’ Luiz Ejlli, u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. Gjithashtu, ai ka treguar se përveç koncerteve të shumta, ka pranuar se do të jetë edhe pjesë e një filmi.

“Përveç koncerteve janë edhe projekte të tjera, film etj, bashkëpunime…”,- shprehet ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *