Lufta e dronëve/ SHBA ‘godet’ Kinën me sanksione të reja: Pajisjet e tyre po na marrin të dhënat…  

Kina është kthyer jo vetëm në një superfuqi ushtarake por edhe teknologjike, sidomos të atyre inteligjente dhe të prodhimit të dronëve. Këta të fundit janë bërë tashmë koleksion në Forcat e Armatosura Kineze dhe nuk kanë vetëm rrole taktike apo spiunimi, por një mori e madhe syresh janë për situata të ndryshme luftimi.

Kina madje është kthyer edhe në një eksportuese të madhe dronësh ushtarakë të modeleve dhe llojeve të ndryshme, ku sisteme të caktuara apo edhe armatime për dronë, i kanë blerë tashmë edhe disa vende anëtare të NATO-s.

China is a drone superpower

Por sanksionet më të fundit mbi një prodhues të rëndësishëm dronësh, tregojnë se sa seriozisht e kanë marrë SHBA-të, përpjekjen për të reduktuar mbështetjen te teknologjia kineze.

Sipas “Bloomberg”, që i referohet deklaratës së dy ekspertëve, Bruce Einhorn dhe Todd Shields, Kina është “prodhuesi kryesor në botë i mjeteve ajrore pa pilot” dhe kontrollon “më shumë se gjysmën e tregut të dronëve në Shtetet e Bashkuara”.

China developing military drones that can evade radar, anti-aircraft  weapons – media — RT World News

Por Departamenti i Thesarit e shtoi këto ditë DJI dhe shtatë kompani të tjera teknologjike kineze në një “listë të zezë” në rritje, duke e bllokuar atë nga përfitimi i çdo investimi amerikan.

Ndonëse DJI është një kompani private, ajo “është bërë foshnja e një kërcënimi shumë më të gjerë të sigurisë kombëtare, e që është aftësia e Kinës për të marrë të dhëna të ndjeshme për miliona amerikanë”, pasi “çdo gjë që nga makinat e deri tek dyshekët e jogës tani transmeton të dhëna, shprehen ata. Përdorimi i këtij informacioni shihet si një “çelës për dominimin e teknologjive si inteligjenca artificiale” – dhe “shfrytëzimi i dobësive te armiqve strategjikë”.

Analysis: Chinese drones UAVs at military parade Beijing China October 2019

Lëvizja kundër DJI i bën jehonë mënyrës se si SHBA filloi fushatën e saj kundër Huawei, prodhuesit kryesor të telefonave në Kinë.

Por Gina Chon, tha për “Breaking Views” se, ishte relativisht e lehtë për ta bërë telekomin kinez të zhdukej nga SHBA, sepse ai sapo kishte hyrë atje në treg.

GJ-11, China's stealth combat drone ready to sneak in and destroy the enemy  – Netral.News

Ndërkohë, DJI është histori tjetër, sepse mbi 900 agjenci të sigurisë publike të SHBA-ve përdorin produktet e saj, duke përfshirë Departamentin e Policisë së Nju Jorkut.

Sakaq, që prej shembjes së gjigandit të pronave “Evergrande”, i cili dështoi nga borxhet e mbajtura prej investitorësh të huaja, edhe Kina është më mosbesuese tani ndaj forcave të huaj, ndërsa Pekini siç thuhet, “po ndërton një Kinë të re kështjellë”, e cila të mbështetet më shumë te vetja.

China shows off world's first STEALTH armed drone – and the US has no  defence against it

China delivers armed drones, missiles to Serbia, first deal to Europe -  Global Times

Chinese Military Aviation: UAV/UCAV

Analysis: Chinese drones UAVs at military parade Beijing China October 2019

Analysis: Chinese drones UAVs at military parade Beijing China October 2019

Game of Drones: China Ramps Up Development to Challenge U.S. Dominance

Analysis: Chinese drones UAVs at military parade Beijing China October 2019

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *