Luçiano Boçi thumbon kundështarët politik: Politikani krijon vizjon e jo humor të zi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi, përmes një postimi në Facebook ka thumbuar kundështarët e tij politik duke thënë se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë.

Ai shkroi se “politikani sheh brenda vetes dhe flet, ndërton fushata, krijon vizione”, ndërsa shtoi se nuk duhet t’i merret për të madhe dikujt që kur sheh brenda vetes nuk gjen asgjë tjetër veç përbuzje, urrejtje, humor të zi.

Dy fjalë përpara se tju takoj të gjithëve në shesh

Kjo fushatë, më ka bindur se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë

Politikani sheh brenda vetes dhe flet, ndërton fushata, krijon vizione…

‼️Mos ja merrni për të madhe dikujt që kur sheh brenda vetes nuk gjen asgjë tjetër veç përbuzje, urrejtje, humor të zi… Le t’i nxjerrim në harresë ata politikanë që e ka shpirtin mejhane dhe estitikën tallava. Ata po tregojnë çfarë janë dhe çfarë aspirate kanë për qytetin tënd.

Nuk mundet Elbasani të pranojë për veten një vlerësim kaq poshtërues!

Të dielën u japim përgjigje. Pa fjalë! Me votë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *