Luçiano Boçi në Elbasan: Projekti ynë i jep ritëm të ri zhvillimit të qytetit

Kandidati i koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ka vijuar ditën e sotme takimet në qytet ku ka biseduar me banorë të lagjes 5 Maji.

Gjatë bisedave me banorët e zonës, ai tha se projekti që ka për Elbasanin do t’i japë ritëm dhe zhvillim qytetit pas zgjedhjeve të 14 majit.

Lagja 5 maj, për të shtrënguar duart dhe për të rikonfirmuar besimin për 14 majin. Nuk i kam premtuar askujt se në 15 maj, jeta e tyre do të ndryshojë përnjëherë. Por e sigurt është që me frymën dhe dëshirën e ndryshimit që kam konstatuar kudo në Elbasan, projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit. Një ekonomi që lëviz është një mundësi e re për secilën prej familjeve tona për të ardhmen e këtij qyteti”, shkruan Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *