Lokalet/ Shtyhet shorti në KQZ për renditjen e kandidatëve, ja arsyet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë shortin që do të përcaktonte renditjen në fletën e votimit të kandidatëve për disa nga bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, numri një i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se për tre kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.

“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zgjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie. Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë. Meqenëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor” – u shpreh Celibashi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *