“Loja e mallkuar”/ Blackout Challenge, sfida e ‘tik-tok’ që i mori jetën të miturit nga Lushnja

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë fundjavë në Lushnjë, ku 13-vjeçari u var brenda në dhomë, pas një videoje që po realizonte për ta postuar në tik-tok.

“Fatkeqësisht ajo vrau sërish në Shqipëri. Loja “Blackout Challenge” në Tik Tok, mori jetën e dytë të një të mituri 13 vjeçar në Lushnjë, ndërsa një 10 vjeçar në Shkodër vdiq vetëm 6 muaj më parë. Loja e mallkuar është ende e panjohur për autoritetet tona.

Ajo po nxit në mënyrë kriminale fëmijët të asfiksohen për zbavitje dhe garë midis tyre. Kjo duhet ndaluar me çdo kusht, siç po bëjnë shumë shtete evropiane.

Apel prindërve të jenë vigjilent…. Apel gazetarëve për sensibilizim publik….”, shkruan Karamuço në postimin e tij në rrjetet sociale.

Çfarë është sfida e “blackout challenge” në TikTok?

“Blackout challenge” është sfida më e re në internet që inkurajon përdoruesit e këtij rrjeti social që të asfiksojnë veten deri në pikën e humbjes së vetëdijes dhe më pas rezultatet t’i ngarojnë në TikTok . Sfida e rrezikshme online ka ekzistuar më parë dhe më parë është njohur si “Blackout”, “Loja e Mbytjes”, “Ëndërrimi i Shpejtë” ose “Loja e të fiktit”. Shumë profesionistë mjekësorë kanë paralajmëruar që atëherë se trendi mund të çojë në gjendje të fikti, dëmtim të trurit dhe madje edhe vdekje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *