Lindita Nikolla uron 1 Qershorin: Ligjet më të mira për fëmijët janë prioritet i Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur festën e Ditës Botërore të Fëmijëve. Ajo shkruan se ligjet më të mira për ta janë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë.

“Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, si nënë, mësuese, deputete dhe Kryetare e Kuvendit, përshëndes të gjithë fëmijët shqiptarë. 1 Qershori është një festë njerëzore dhe familjare, që bën thirrje për reflektim për të gjithë ne, prindët, mësuesit, ligjvënësit dhe komunitetet. Për t’u dhënë fëmijëve dashuri e mbështetje të pakufishme e të pakushtëzuar, mirëqenie e mbrojtje të garantuar, arsimim cilësor, t’i mësojmë të dallojnë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja. Ligjet më të mira për fëmijët janë e do të jenë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *