Lindita Nikolla takim me homologen suedeze

Me ftesë Kryetarit të Parlamentit të Suedisë, z. Andreas Norlén, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Stokholm. Në delegacion bëjnë pjesë edhe deputetet, znj.Klotilda Bushka, Kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë dhe znj. Dhurata Çupi, Zëvendëskryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Vizita zyrtare nisi me takimin me Ministren për Evropën znj. Jessika Roswall.
Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur, të vendosur dhe solide të Suedisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe e bindur se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të negociatave. Reformat e ndërmarra nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë, veçanërisht ato në fushën e drejtesisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dëshmojnë vullnetin e Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes evropiane. Reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Ne po avancojmë me reformat zhvillimore, demokratizuese dhe integruese jo si qëllim në vetvete, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.”

Kryetarja Nikolla e përgëzoi Ministren Roswall për suksesin e Presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Znj. Klotilda Bushka vuri në dukje rëndësinë e tërheqjes së publikut dhe qytetarëve në procesin e integrimit evropian.

Ministrja Jessika Roswall vlerësoi arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe nënvizoi se rezulatet e reformave janë të dukshme dhe mbështesin këtë proces. Integrimi evropian është një çështje kombëtare dhe fatmirësisht në Shqipëri ka një mbështetje të gjerë popullore dhe si i tillë duhet të ketë edhe mbështetjen e opozitës dhe bashkëpunimin qeveri-opozitë. Suedia është e gatshme të ndihmojë me ekspertizë për përafrimin e legjislacionit dhe aspekte të tjera të procesit të integrimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *