Lihet në burg ish-kreu i Doganës së Fierit

Arlind Lagji është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës. Ai shkaktoi 2 aksidente 3 ditë më parë. Pasi përplasi një këmbësor, Lagji u largua nga vendngjarja dhe aksidentoi një tjetër automjet pak metra më larg, duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale: “Aksident nga pakujdesia dhe largim nga vendngjarja”.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar kërkesën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *