“Ligji për sigurimet TPL, impakt në treg”, drejtori i AMF në Komisionin e Ekonomisë: Situata po monitorohet! Kemi një rimëkëmbje të tregjeve financiare

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Mete ka prezantuar këtë të martë, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Raportin e veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2021.

Mete bëri një pasqyrim të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si dhe bërri të njohur disa objektiva kryesore të Autoritetit për periudhën në vazhdim.

Në fjalim e tij, Mete theksoi se ndonëse 2021 ka qenë një vit sfidues për ekonominë si pasojë e presionit të ushtruar nga rikthimi i valës së pandemisë, sërish është shënuar një rimëkëmbje e rritje të shpejtë të tregjeve financiare nën mbikëqyrje.

“Qëndrueshmëria e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit, përfshi këtu edhe trajtimin e pagesave të tërmeteve, sugjeron se sektori ka kapacitetin të përballojë presionet e mundshme nga rreziqet e shtuara që paraqet situata aktual.

Edhe pse ekspozimi i fondeve tona të investimit ndaj këtyre tregjeve mbetet i kufizuar, situata po monitorohet në vijimësi nga Autoriteti, i cili ka miratuar edhe një udhëzim duke rekomanduar kujdes të shtuar nga shoqëritë administruese të fondeve dhe një sërë masash të tjera”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *