Ligji për Policinë e Burgjeve/ Manja sqaron ndryshimet

Prezantimi i projektligjit për ndryshimet në Policinë e Burgjeve u bë ditën e sotme nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Qëllimi kryesor është plotësimi i 500 vendeve bosh në Polici.

Manja tha se me ndryshimet e reja gardianët e burgut mund të pranohen edhe mbi 35 vjeç. Ky kriter është hequr tha sot Ministri Ulsi Manja. Ai njoftoi po ashtu se është vendosur që këta punonjës të mos e marrim me vete armën e shërbimit pas orarit të punës.

Ulsi Manja: “Policia e burgjeve të mbajë armë në brez. Heqja e kësaj të drejtë krijoi shumë probleme, madje dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Me këto ndryshime punonjësit e Policisë së burgjeve do të mbajnë armë, njësoj si kolegët e tyre. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me pjesën e financave, me këto ndryshime punonjësit e policisë së burgjeve do të kenë mundësi të përfitojnë kredi për strehim në forma lehtësuese. Ndryshimi i tretë ka të bëjë me kriteret për pranimin e Policinë e Burgjeve.

Nuk do të pranohen në policinë e burgjeve që janë dënuar në formë të prerë. Nuk do të lejohen të pranohen në policinë e burgjeve persona që janë të dënuar në arrest me burg apo në arrest shtëpie. Të hiqet kufizimi moshor deri në 35-vjeç për aplikimet për policinë e burgjeve.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *