‘Ligjet’/ Zv. ministri: Vettingu në drejtësi, i paplotë pa Policinë e Shtetit

Komisioni i Ligjeve në Kuvend, kanë diskutuar ndryshimet e qeverisë përsa i përket vettingut në Policinë e Shtetit.

I pranishëm në Komision ishte edhe zv. ministri Andi Mahilan ku gjatë prezantimit tha se vetingu në sistemin e drejtësisë nuk do të ishte e plotë, pa atë të policisë.

Më tej ai ka shtuar se ligji kishte disa mangësi si mos përcaktimi në ligj të periudhës për verifikimin e pasurive të deklaruar, mungesa e metodologjive për mbledhjen e të dhënave, mosrealizimin e vettingut brenda kohës së përcaktuar në ligj, nuk është parashikuar dorëheqja e një subjekti gjatë procesit të vettingut.

“Qëllimi është për të pasur një trupë profesionale dhe me integritet. Garda, policia, dhe AMP pjesë e vettingut. Ministria e Brendshme ka analizuar në vazhdimësi procesin e vettingut. Janë konstatuar disa problematika. Procesi i vettingut është vlerësuar nga Greco, i cili ka kërkuar kufizim të procesit dhe është sugjeruar të zbatohet në nivelet drejtuese. Deri tani në procesin e vettingut janë futur 152 subjekte, nga 300 subjekte. Është përfunduar vetting për 66, 6 janë përjashtuar, 10 kanë dhënë dorëheqjen.

Kërkojmë zbatimin e rekomandimeve të Grecos, duke ulur numrin e personave që nënshtrohen vetingut.  Do vetohen në nivele drejtuese, në policinë e shtetit, në gardën dhe AMP. Po përshpejtojë procesin, me qëllim arritjen e synimit kryesor të tij dhe të uljes së efekteve financiare. Të mos jetë me afat, pra jo vetëm ata që janë detyrë të kalojnë në vetting, pasi struktura policore ka lëvizje të shpeshta”, tha z. Ministri.

Kujtojmë se Qeveria ka njoftuar në maj të këtij viti se Policia e Shtetit do të tërhiqen nga vettingu dhe kanë paraqitur një draft me ndryshime, të cilat shfuqizojnë zyrtarisht institucionet e vetting-ut, Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, i cili nuk hyri asnjëherë në funksion për gradat e ulëta.

Ndryshimet e ligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme” shfuqizojnë KJV-në dhe KVV-në, amendamente që janë në fazën e diskutimit.

Katër vite pas nisjes së këtij procesi, ekzekutivi, nisur edhe nga sugjerimet e ndërkombëtarëve, vendosi të kalojë vetting-un në duart e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-SHÇBA, e cila reflektohet në ndryshimet e nenit 5.

Qeveria nuk e sheh më të nevojshme të kontrollojë pasurinë, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës për gradat e ulëta në polici por, vetëm për ata që pretendojnë të kenë poste drejtuese në vazhdim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *