Lezhë/ Shpërndanin kokainë nëpër lokale, arrestohen dy të rinj

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lezha, pasi shpërndanin lëndë narkotike nëpër lokale.

Shtetasit me iniciale shtetasit S. B., 28 vjeç dhe M. S. 34., banues në Shkodër akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, arrestohen në flagrancë 2 poseduesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, nëpër lokale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Gjatë këtij operacioni, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. B., 28 vjeç dhe M. S. 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *