Lezhë rrugët me gropa/ Nënkryetari Bashkisë: S’ka ndërhyrje, pa u realizuar projekti i kanalizimeve

 

Teksa shumë zona të Bashkisë Lezhë janë prekur nga investimet në infrastrukturën rrugore, në qytet nuk do të ketë ndërhyrje pa u realizuar projekti i kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që do të financohet nga KFV-ja Gjermane.

Konfirmimi është bërë nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, i cili e justifikon mungesën e ndërhyrjes me pandeminë që sipas tij, preku të gjithë boten.

Investimet e realizuara deri më tani, thekson Pacaj, tregojnë qartë se bashkia e ka në qendër të vëmendjes edhe qytetin.

“Projekti duhet të kishte filluar po për shkak të pandemisë që izoloi gjithçka krijoi vonesat. Në komunikimet që kemi pasur me KFV besojme që do fillojnë brenda vitit 2023. Është një Bashki që nuk e ka luksin të rregullojë të gjitha rrugët e qytetit dhe t’i prishë prapë nesër, e ti rregullojë pasnesër.

Në projekt janë të përfshira edhe ndërhyrjet në infrastrukturën e rrugëve. Aty ku do ketë ndërhyrje, do ketë edhe rregullime të rrugë. Në pjesën tjetër që ngelet do ndërhyjë Bashkia”, tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë tre viteve të fundit në territorin e Bashkisë Lezhë janë rehabilituar dhe asfaltuar rreth 100 km rrugë, pjesa më e madhe e tyre në fshatra, ku nuk ishte ndërhyre prej dekadash.

Paradkosi qëndron në lagjet e qytetit, kryesisht në periferi, aty ku mungesa e infrastrukturës ka vështirësuar jetesën e banoreve, pasi në kohë me shi lëvizja është mjaft e vështire nga balta dhe gropat.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *