LEZHË/ Në Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu në garë të ngushtë me Pashk Gjonin, në Mirditë prin BF, në Kurbin PS

Në Bashkinë e Lezhës janë numëruar 55 nga 126 kuti votimi në total dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 52.55% të votave, ndërkohë që kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ndjek me rezultat të ngushtë me 47.45% të votave.

Bashkia Mirditë ka 48 kuti votimi gjithsej dhe deri tani janë hapur 27. Kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi që ka marrë deri më tani 53.92 % të votave të numëruara. Sakaq, kandidati i PS, Ndrec Dedaj është në kuotat e 46.08%.

Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 17 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 55.25% të votave përkundrejt 47.75% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *