Lëviznin nëpër Gjermani me dokumente false pa ‘u hyrë gjemb në këmbë’, arrestohen 3 shqiptarët

Gjermani/ Mediat kanë raportuar se kanë arrestuar në një autobus 3 shtetas shqiptarë të cilët kishin falsifikuar dokumentet në mënyrë që të lëviznin lirisht dhe të kishin mundësi të punonin. Me dokumentet e falsifikuara ata kishin arritur të gjenin punë në një kompani gjermane si punëtor skelash.

Gjatë momentit kur janë ndaluar nga policia, ata kanë deklaruar se janë shtetas grekë por kur kanë dhënë shenjat e gishtave duket se e vërteta ka dalë në shesh.

Pas arrestimit, autoritete gjermane i kanë dëbuar duke i larguar nga vendi.

 

/Burimi: Frankenpost/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *