Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid shfaqen së bashku në festën e Halloween

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, u panë së bashku mbrëmjen e djeshme në festën e Halloween në ‘Circoloco’ në Brooklyn Navy Yard. Ylli i “Titanic”, modelja bukuroshe Gigi Hadid, së bashku me motrën e saj Bella, modelen Irina Shayk dhe Helly Nahmad mbërritën në festë.

“Leo mbante një maskë të frikshme pjesën më të madhe të natës nëse nuk pinte,” thotë një dëshmitar.

Stella Maxwell dhe ylli i ‘Yankees’, Giancarlo Stanton morën pjesë gjithashtu në festë. Gjithashtu ishte edhe ylli i “House of the Dragon”, Matt Smith, i cili sipas dëshmitarit ishte i veshur si vampir.

Maska e DiCaprios ishte “gjysmë përbindësh, gjysmë zombie”. Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit natën e Halloween. Përfaqësuesit e Hadid dhe DiCaprio nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *