Lëkundje tërmeti në Turqi, më e forta me magnitudë 4.4, ja epiqendra

Disa lëkundje tërmeti në Turqi orët e fundit.

Tërmeti më i fortë ishte me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, në orën 08:26 minuta në lagjen Menderes të Izmirit në Turqi.

Në deklaratën e bërë nga AFAD, tërmeti ka ndodhur në Gjirin e Kuşadasit, 6 km larg Menderes, në një thellësi prej rreth 7 km nga toka.

Nga informacionet e mediave turke nuk rezulton të ketë pasur dëme materiale apo në njerëz, ndërsa banorët kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre.

Disa lëkundje të tjera kanë pasur, por me magnitudë më të lehtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *