Lefter Koka, nuk do ta njihni pas një viti në burg sa ka ndryshuar (Foto)

Sot, që prej orës 9:00 në GJKKO po zhvillohet gjyqi për inceneratorun e Elbasanit.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka nëpërmjet avokatëve mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare, ndërkohë që SPAK ka kërkuar 10 vite burg për të, që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Koka është vetë i pranishëm për herë të parë në këtë gjykim dhe pas leximit të konkluzioneve të avokatit mbrojtës, pritet të pyetet edhe ai.

Nga një foto e publikuar, Koka duket i buzëqeshur, por dhe me ndryshime në look. Ai shfaqet me mjekër.

Pretenca e SPAK për të akuzuarit

Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *