Harruan sobën ndezur, apartamenti përfshihet nga flakët në Tiranë

Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga soba, të cilën banorët e kanë harruar të ndezur.

Në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona në banesë. Shërbimet e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *