LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë-Mamurras.

Burime paraprake bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se njëra nga makinat ka goditur mjetin tjetër që udhëtonte në të njëjtën korsi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *