Moti i keq/ Era e fortë këput litarët e tragetit në Durrës, përplaset me bankinën

Trageti ‘Af Claudia’, i cili pritej të nisej drejt Ankones në Durrës ka pësuar një aksident për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bankinën e portit.

Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë. E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit.

Në momentin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë brenda në traget.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *