Laborator kanabisi në Kurbin! Gjykata jep ‘arrest me burg 45 ditë’ për Vranicki Hiskun

Gjykata e Kurbinit ka vendosur të lërë në burg Vranicki Hiskun, i cili u arrestua tre ditë më parë pas zbulimit të një laboratori të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit. Vendimi u dha nga gjyqtari Olti Skrame dhe Hisku u dënua me 45 ditë burg, deri në administrimin e resultateve të ekspertimeve të vendosura për t’u kryer, të akteve lidhur me posedimin dhe përdorimin e vendit të ngjarjes, si dhe të akteve të pretenduara nga personi në hetim.

Ndërkohë vijon në kërkim drejtori i Kadastrës, Edmond Stojani, të cilit policia e Shtetit i zbuloi laboratorin e kanabisit që kishte ndërtuar në katin e dytë të një stalle bagëtish. 41-vjeçari, bashkë me nipin e tij Vranicki Hisku, i cili u arrestua, kishin mbjellë 205 bimë narkotike, që u kishin siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për t’u prodhuar.

Kati i tyre ishte mbushur me llampa, aspiratorë dhe filtra ajrimi, ndërsa ishin mbjellë 205 bimë. Policia ka sekuestruar në pronën e 24-vjeçarit një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar. Vranicki Hisku u arrestua të premten nga Policia e Kurbinit në kuadër të operacionit “Gjormë 2021”, ndërsa është shpallur në kërkim Drejtori Kadastrës së Kurbinit Edmond Stojani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *