La Repubblica: Detajet për kampin e refugjatëve në Shqipëri!

Puna për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Shëngjin të Shqipërisë, nis më 23 mars dhe do të përfundojë pas 233 ditësh, pa më 10 nëntor. Kështu thuhet në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri. Edhe pse synimi i hershëm ishte që kampi të hapej në datën 20 maj.

 

Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e parë. Zona është e vështirë ndaj, synimi për ta përfunduar në maj, është i pamundur të realizohet. Do të duhen muaj deri në përfundim të kampit që do të marrë si kohë, edhe gjithë muajt e verës dhe të vjeshtës.

Ndryshe nga parashikimet në letër, kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliardë euro në pesë vjet. Shifrave zyrtare, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor. Gjithashtu duhet të ketë një buxhet shtesë në kostot e ndërtimit të dy qendrave, ajo e pritjes në portin e Shëngjinit dhe kampi në Gjadër. Punimet që i janë besuar inxhinierëve do të kushtojnë rreth 65 milionë euro. Para të cilat pjesërisht janë marrë nga një projektligj që ka të bëjë me përdorimin e fondeve të Pnrr, siç nënvizuan përfaqësuesit e opozitës.

“Çdo ditë që kalon blofi i marrëveshjes Itali-Shqipëri bëhet gjithnjë e më i qartë, thotë Matteo Mauri. Kostot rriten çdo muaj. Në një dekret të marsit shtuan edhe 65 milionë euro të tjera, duke thyer tavanin prej 700 milionësh. Një shumë joproporcionale parash për të bërë diçka krejtësisht të padobishme”, thotë opozita.

Në ditët në vijim Ministria e Brendshme do të shpallë tenderin prej 36 milionë euro për menaxhimin e qendrave. Në shqyrtim janë ofertat e tre kompanive të përzgjedhura nga tridhjetë pjesëmarrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *