La makinën ndezur për të shkuar në market, 35-vjeçari ia vjedh dhe largohet me shpejtësi

Një shtetas 35-vjeçar ka tentuar që të vjedhë një automjet tip Range Rover në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Lungomare pranë një marketi, ku shoferja ka lënë makinën ndezur dhe me bllokazh për pak minuta për të shkuar në market, por 35-vjeçari ka marrë makinën dhe është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit ndërsa falë kamerave të sigurisë nëpër qytet është mësuar edhe itinerari i lëvizjes. Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit, rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, dhevetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici. Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *