Kuvend/ Opozita kërkon mocion me debat, ja arsyeja

Disa nga deputetët e opozitës kanë kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futet një mocion me debat mbi raportin e DASH për Shqipërinë. Deputeti Luçiano Boçi e cilësoi këtë raport një ndër ndër më të rëndit për situatën në Shqipëri. Sipas tij raporti tregon gjendjen e vërtetë të Shqipërisë dhe tashmë qeveria nuk fshihet dot.

“Kërkesa ynë për mocion me debat niset nga fakti që Dash është një nga raportet më të rënda ju do thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë. Tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote, theksi i raportit vihet te gjendja e lirisë së medias dhe kapja e sistemit të drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport dhe nuk keni ku fshiheni. Gjyqësori i kapur nga qeveria, sikurse ulëritëse është gjendja e korrupsionit  e lidhur ngushtë me inceneratorët. Raporti përcakton 273 mln euro nga inceneratorët” – tha Luçiano Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *