Kuvend/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa punonjës përfitojnë nga reforma e pagave

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë prezantimin e reformës së rritjes së pagave ditën e sotme në Kuvend duke thënë se efekti financiar do të jetë 39 miliard lekë.

“Reforma që sjellim sot do t’i vërë kapakun rritjes së pagave. Pjesë e paketës që prezanton parashikon indeksimin e normës së inflacionit. Kjo është një reformë që ekonomia na e mundëson. Sot kemi pagë minimale në nivelin 40 mijë lekë, në vitin 2013 ishte 22 mijë lekë. Ne kemi hapësirën për të përballuar rritjen e pagave. Synojmë të krijojmë një piramidë të pagave.

Ne synojmë të përmirësojmë hierarkinë e pagave. Efekti financiar i kësaj reforme është 39 miliard lekë. Janë mbi 130 mijë punonjës të cilët do të përfitojnë nga kjo reformë”, tha Ibrahimaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *