Kushton ‘një mal me para’/ Vila luksoze e Cristiano Ronaldos në Angli del në shitje

Me largimin nga Anglia në dhjetor Cristiano Ronaldo po mendon të shesë edhe pronat siç është rasti i vilës së tij luksoze në Çishajër ku portugezi jetonte sëbashku me familjen gjatë periudhës së dytë te Manchester United.

Vila e fituesit 5 herë ‘Topit të Artë’ gjendet në një zonë të pasur, ndërsa dhe për rrjedhojë ambientet janë të mrekullueshme.

Sipas kompanisë që e ka nxjerrë në shitje vila disponon 7 dhoma gjumi dhe 6 banja. Ajo ka ndër të tjera edhe një fushë tenisi, një pishinë, apo por edhe një sallë kinemaje. Vila, e vendosur në një hapësirë prej 23 hektarësh, ka gjithçka sa i përket komoditetit të jetës.

Në të nuk mund të mungojnë 3 dhoma për miqtë, pishina dhe suita e argëtimit ku gjenden edhe palestra e sauna. Garazhi ka vend për katër makina, por pjesa para tij mund të akomodojë shumë më shumë. Gjithçka për 5,5 milionë paund.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *