Kush po tenton të kapë kreun e SPAK? Artan Hoxha: Mesazhi i ambasadores Kim ishte për mazhorancën

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me paralajmërimet që ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka bërë lidhur me disa ndërhyrje politike në garën për kreun e SPAK.

Sipas gazetarit investigativ, ambasadorja Yuri Kim përmes reagimeve të saj ka dhënë një mesazh, jo për krerët e SPAK por, për disa forca që janë “poshtë” kryeministrit, që ai i quajti “degëzime”.

“Më bëri shumë përshtypje ndërhyrja e ambasadores së çfarë ka marrë vesh ajo. Ajo sigurisht dha një mesazh. Dhe mesazhi që dha ajo ishte për prokurorët? Jo e dha për politikën. Kush ka interferuar? Opozita? Jo, se është në opozitë. Mazhoranca? Po, po duhet kuptuar se cili degëzim i mazhorancës. Sepse po të shikoni në mazhorancë tashmë ka degëzime të ndara qartë. Kemi kryeministrin dhe 2-3 forca që lëvizin poshtë tij, që janë në rivalitet me njëra-tjetrën. Qoftë presin ditën kur ti rrëshqasë këmba kryeministrit dhe të marrin drejtimin e partisë më të madhe në Shqipëri, siç është Partia Socialiste. Dhe me sa duket ndërhyrja e ambasadores për mua ndërhyrja është bërë për t’i dërguar një mesazh këtyre grupeve, të mazhorancës, të cilat po mundohen të interferojnë ose ndikojnë. Them dhe njëherë emrat janë pjesë e SPAK-ut, kanë kaluar Vettingut, janë me përvojë”, u shpreh Hoxha në “ABC”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *