Kush janë vëllezërit Malindi të shpallur në kërkim, njëri për trafik kokaine, tjetri për kontrabandë nafte

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi janë kapur me naftë kontrabandë në anije.

Të arrestuarit janë shtetasit Flamur Aliu, kapiten i anije dhe mekaniku Nuri Xheka, ku është shpallur në kërkim administratori Alban Malindi.

Kush është Alban Malindi?

Burime për median bëjnë me dije se Alban Malindi është vëllai i Gentian Malindit, i shpallur në kërkim për trafik kokaine që në vitin 2019 për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’. Të dy janë djemtë e avokatit, Ilir Malindi.

Më 28 shtator 2019 një  operacion ndërkombëtar droge, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe policisë greke nën bashkëpunimin e DEA-s amerikane, çoi në sekuestrimin e 137 kg kokainë. Lënda narkotike me origjine nga Ekuadori u prit në Portin e Durrësit nga tre persona, prej të cilëve 2 u vunë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim por Malindi ka mundur të largohet. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2013 u kap me një sasi prej 500 kg hashash

https://www.priza.al/2021/07/13/sot-iu-gjeten-15-kg-kokaine-ne-banane-alba-exotic-fruit-e-njejta-kompani-qe-ne-2019-u-kap-ne-pire-me-137-kg-droge/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *