Kush është Ermal Gjoka i arrestuar sot/ Si e rrëmbeu vajzën shqiptare dhe e çoi në Itali

52-vjeçari Ermal Gjoka i cili u vendos në prangat e policisë ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën për rrëmbim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Duke zbardhur veprat penale që rëndonin ndaj Gjokës, dalin në pah disa detaje, ku 52-vjeçari pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë, pasi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Veronës.

Në vitin 2007  ai ka rrëmbyer një shtetase shqiptare, ku më pas ai e ka çuar në Itali me qëllim prostitucioni. Pasi është zbuluar nga policia italiane në një hotel në Verona, shqiptari ka arritur të arratiset.
Ndërkohë, ka qenë shqiptarja ajo që ka dhënë detaje rreth pengmarrjes së saj dhe shfrytëzimit të saj për prostitucion nga ana e Gjokës.
Gjoka ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë duke u arratisur përgjatë shumë viteve në vende të ndryshme të BE-së. Ndërkohë në vitin 2019 ai është kthyer në Shqipëri, duke rënë në prangat e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *