Kush është 41-vjeçari i cili u gjet i vdekur në pyllin e Divjakës (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, është gjetur i vdekur një person rreth të 40-tave.

Sakaq, policia ka njoftuar se trupi i përkiste shtetasit Ilir Shurdho.

Ndërkohë, nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Sot rreth orës 11:50, në hyrje të plazhit të Divjakës, në një kanal në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete shtetasi Ilir Rrudho 41 vjeç, banues në Divjakë.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune apo dëmtime të tjera të jashtme.

Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes (dyshohet natyrale).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *