Kurti ‘përvesh mëngët’, paralajmëron plan për menaxhimin e pandemisë

Pandemia dhe rritja ekonomike janë sfidat kryesore të lançura nga kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti. Në mbledhjen e parë të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se pret që shumë shpejt në tavolinën e tij të jetë plani për menaxhimin e pandemisë, dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike. Para kabinetit qeveritar, Kurti premtoi se do të punojnë si ekip, dhe rezultati do të varet nga secili prej ministrave.

“Sfidat janë të mëdha. Përtej veprimeve urgjente nevojitet edhe me menaxhimi i pandemisë. Duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike, por dhe të ndalim recensionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojnë vendet e punës dhe prodhimin …. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike”, tha Kurti.

“Ju takon juve që problemet brenda ministrisë t’i ktheni në projekte dhe zgjidhje… Qytetarët presin punë dhe angazhim dhe përfaqësim të dinjitetshëm. Është koha të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur jemi meritor”, tha kryeministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *