Kurti pasi e ‘kryqëzuan’: I gatshëm të takohem me Vuçiç me ndërmjetësimin e BE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë vonë ka pasë një takim me emisarin britanik, Stuart Peach, për të folur mbi situatën në veri të vendit. Ai foli për arsyen e dërgimit të policisë në këtë zonë, derisa tha se është i gatshëm për takim të nivelit të lartë. Po ashtu, Kurti tha se ka falënderuar ata për mbështetjen.

“Kisha një takim mbrëmë vonë me Lord Stuart Peach për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në veri. Theksova se qëllimi i dërgimit të policisë ishte vetëm për të mbajtur sundimin e ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Gjithashtu, falënderova qeverinë britanike për mbështetjen e tyre”, shkruan Kurti.

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *