Kurti mbyll takimet në Tiranë me Ramën e Metën, kërkon mbështetje për marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimeve të ndara me Ramën, Nikollën, Begajn e Metën në Tiranë. Kurti u shpreh se vizita u bë në kuadër të marrëveshjes së arrirë me Serbinë në Ohër. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se i njoftoi nga afër dhe më me hollësi përfaqësuesit kryesorë të shtetit.

Më tej ai komentoi edhe takimin me Metën, ku u shpreh se e takoi në cilësinë e ish presidentit dhe jo si kryetar të Partisë së Lirisë. I pyetur se çfarë do dëshironte nga Shqipëria, Kurti theksoi ndihmën e Shqipërisë për të përfaqësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Dëshirova t’i njoftoj nga afër dhe me hollësinë procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementët përbërës të marrëveshjes.

Shqipëria është shumë më pranë Kosovës dhe kjo duket edhe në marrëdhëniet mes nesh dhe përfaqësimin e kësaj të fundit në organizmat e arenës ndërkombëtare.

Kërkojmë nga Shqipëria mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Duhet mbrojtur, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti ndërkombëtar. Por edhe të na ndihmojë për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.”

Një situatë komplekse për dialogun Kosovë-Serbi të shihet me kujdes nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është njohje de facto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova se neni 7 i cili flet për vete menaxhimin e komunitetit serb në fakt korrespondon te marrëveshja kornizë për të mbrojtur pakicat kombëtare”, tha Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *