Kurorëzimi i Charles III/ Presidenti Begaj takohet me Princ William

Presidenti Bajram Begaj po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Gjatë pritjen për Krerët e Shteteve, Presidenti Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.

Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *