‘Kur u bë kaq i zgjuar ky që dilte te Portokallia?’, ja përgjigjja e Ermal Mamaqit për komentet negative

Ermal Mamaqi u ktheu përgjigje  komenteve negative. “Si t’ja bëjmë këtyre shqiptarëve që thonë kur u bë kaq i zgjuar ky që dikur dilte te “Portokallia” dhe sot del për të na dhënë mend? Si t’ja ndryshojmë mendjen shqiptarëve që dhe duhet të ndryshosh në jetë, duhet të dalësh nga ajo zymtësia?”, e pyeti moderatori Ronaldo Sharka.

Ermali u shpreh se të tilla komente nuk e mërzisin, sepse ai është i qetë me veten e tij.

“Nuk më mërzisin fare. Jam i qetë. Kur e ke ndërgjegjen të pastër, je në rregull, je rehat dhe ato sulmet, gjërat, ngjarjet negative vijnë dhe nuk hyjnë brenda teje, por të kalojnë siç është ajo anija që lundron oqeanin e madh dhe nuk i futet ansjë pikë ujë, kështu janë dhe këto mendimet negative”, tha ai.

24 mijë euro për rrugën drejt suksesit? Ermal Mamaqi ka një përgjigje pas  kritikave

Ermal Mamaqi

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *