“Kur i bëja unë këto ai pinte mall”, Armaldo debat me Luizin: Nuk të toleroj, nëse do sherr unë jam gati

Armaldo dhe Luizi janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother”. Armaldo tha se Luizi duhet të ndalet me ofendimet ndaj tij dhe sidomos sipas tij, në sy të të tjerëve. Tonet mes tyre u ngritën aq shumë sa të po flisnin për sherr.

Arsyeja ishte një ironi që bëri maestro për Kiarën, por që Luizi nuk e pranoi dhe e paralajmëroi që t’i lërë të tilla shakara. Më pas, kur në shtëpi hyri zarfi i bardh dhe banorët duhej të mblidheshin, Luizi ju drejtua: “Hajdeni çapaçula”. Kjo fjalë u mor për ofendim nga tenori, i cili debatoi shumë ashpër.

Debati mes Armaldos dhe Luizit

Armaldo: Po ta them dhe një herë, mua mos më thuaj çapaçul. Unë kam ardhur si Armaldo Kolgjeri.

Luizi: Ore pse të dogji ty.

Armaldo: Ore më dogje se the hajdeni çapaçula.

Armaldo: Mua në sy të të tjerëve mos më ofendo, mos më thirr çapaçul

Luizi: A të thashë mos bëj humor me mua! Të dola borxhit!

Armaldo: Kjo që bëre ti nuk është humor, është sherr. Nëse ti do sherr, unë jam gati për sherr. Nëse ti do të bësh lojën me mua dhe në sy të të tjerëve të më ofendosh dhe të më thuash çapaçul, jo ti, por nuk ka guxuar njeri të më tërheqë për hunde dhe të më thotë bëj atë. Me mua mbaj marrëdhënien si duhet nëse ke dëshirë, për ndryshe mos më fol fare dhe mos më hidh kunja poshtë e përpjetë.

Luizi: A bane batutë në mëngjes. Të thashë mendojë mirë se nuk do ta përballosh.

Armaldo: Të më ofendosh t’i mua çapaçul? Unë nuk të ofendova.

Luizi: Nuk është ofendim.

Armaldo: Unë nuk të ofendova, të thashë merre se kjo është e Kiarës.

Luizi: Po pra, ti ke kunjat e tua dhe unë të miat.

Armaldo: Le ta ndajë publiku shqiptar se kush është ofezë, ajo që të kam thënë unë ty apo ajo që më the ti mua.

Luizi: Ti ndërkohë provoje prap…

Armaldo: Nëse ti nuk pranon shaka, unë nuk bëj. Jo të më thuash mua çapaçul.

Luizi: Më thuaj nëse të kam bërë me gisht dhe të kam thënë o çapaçul, unë të ulem në gjunjë.

Armaldo: Hajdeni çapaçula. E bre me qëllim. I bën ai këto, por unë i kam bërë para këtij këto. Kur i bëja unë ai pinte mall.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *