Kupa e Botës 2026: me 48 skuadra dhe 104 ndeshje

FIFA pritet të miratojë këtë javë Botërorin e 2026 me 48 skuadra, nga 32 që kanë qenë deri më tani. Gjithçka pritet të ndodhë në kryeqytetin e Ruandës, aty ku organi më i lartë drejtues i futbollit botëror do zhvillojë një takim me drejtuesit e futbollit nga çdo konfederatë.

Nëse plani për 48 skuadra miratohet, atëherë numri i ndeshjeve të zhvilluara në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut do jetë 104.

Shtimi i ndeshjeve vjen në një kohë kur FIFA po përpiqet të arkëtojë afro 11 miliardë euro nga turneu. Tanimë FIFA ka rënë dakord me shtimin e skuadrave nga 32 në 48. Po planifikohet që të jenë 12 grupe me katër skuadra, teksa dy skuadrat e para të grupeve dhe tetë skuadrat më të mira si vend i tretë të kalojnë në ndeshjet me eliminim direkt.

Botërori i 2026 do zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe SHBA, me finalen e madhe që është planifikuar në 19 korrik 2026.

FIFA është duke i dhënë një shans më shumë skuadrave të vogla, me Shqipërinë dhe Kosovën që do provojnë shanset për të qenë në një Kupë Bote.

Kupa e Botës 2026:

48 skuadra (16 europiane)

16 qytete pritëse

12 grupe me nga 4 ekipe

104 ndeshje gjatë 39 ditëve

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *