Kundër masave të Covid-19, Sazan Guri ‘habit’ me deklaratën: Kam puthur plaka me qëllim dhe nuk u infektova…

Në një kohë kur pandemia ka ‘paralizuar’ botën, aktivisti dhe ambientalisti, Sazan Guri thotë se virusin e quan grip. Madje ai i habiti të gjithë teksa tha se ka puthur edhe njerëz të moshuar me qëllim për t’u infektuar, por nuk është infektuar.

‘Janë persona të yshtur nga elita botërore. Vaksinimi është pjesë e lojës së madhe botërore. Mjekësia nuk përdori racionalizëm! Nuk kanë përdorur shkencën reale! Kur virusi është duke u dobësuar, pse t’i shtrëngon masat. Ke 70% të njerëzimit në botë të vaksinuar. Ndërkohë që ky që del sërish për vaksinim me detyrim! Nuk ka mundësi ky Omicron të jetë më i fuqishëm, se virusi i parë. Ato janë të pakënaqur se nuk po gjejnë dot një rast me Omicron!  Ja ku jam pa maskë, kam puthur plaka qëllimisht dhe s’më ka gjetur gjë dhe kur jam me grip e quaj rrufë. Ti kujton se do të vdesësh, ndërkohë që prekja është gjëja më e bukur! Kam puthur edhe njerëz të moshuar që të infektohem, por nuk jam infektuar’- tha ndër të tjera Sazan Guri.
/Burimi: Shqiptarja.com/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *