KUKËS/ Në Tropojë vijon surpriza, kandidati i PS kryeson, në Kukës prin socialisti Gjici, teksa vetëm në Has fiton ‘Bashkë Fitojmë’

Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti. Ai ka marrë deri më tani 51% të votave përkundrejt 41%% të rivalit të tij kryesor Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%.

Në Bashkinë e Tropojës vijon surpriza e madhe. Janë numëruar 26 kuti nga 38 dhe kandidati socialit Rexhë Byberi kryeson me 51.87%, ndërkohë që 48.13% ka rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj.

Në Bashkinë e Hasit nga 15 kutitë e para që ka dalë rezultati nga 28 gjithsej është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që kryeson me 57.38% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 42.62% të votave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *