KUJDES/ Karamuço ngre alarmin: Mos kryeni transaksione, shumë kartëmonedha të huaja janë të falsifikuara

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin sa i përket kartëmonedhave të huaja  të falsifikuara të cilat kanë ngjashmëri të “frikshme” me ato origjinalet dhe janë kthyer në një problem në vend.

Me anë të një postimi në rrjetin social “facebook”, Karamuço bën me dije se rreziku është më i lartë në kartëmonedhat e vlerave 50 dhe 100 USD si edhe ato 20 paund britanike.

Në fund eksperti këshillon që të mos kryhen transaksione të tjera përpos atyre në makineritë përkatëse të numërimit.

Pikat valutore janë njoftuar të premten nga banka e Shqipërisë për një situatë alarmante të kartëmonedhave të falsifikuara. Ndërkohë që qytetarët nuk janë njoftuar ende, 50 dhe 100 USD dhe 20 (plastike) e Paundit Britanik po mbajnë rekordin kriminal për ngjashmëri me orgigjinalin. Ju lutem mos kryeni transaksione jashtë makinerive të përditësuara të numërimit të kartëmonedhave”, shkruan Ervin Karamuço

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *