Ku është varësja e famshme? Donaldi i kërkon ‘llogari’ Borës, ja sesi përgjigjet moderatorja

Padyshim që Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një prej çifteve më në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, që pas rrjedhës që mori historia e tyre e dashurisë gjatë dhe pas “BBV”, ndërsa kohët e fundit janë duke e jetuar romancën e tyre më hapur se asnjëherë më parë.

Me siguri e kujtoni që pas takimit të tyre të famshëm brenda shtëpisë, aktori i bëri edhe një “dhuratë” partneres, duke i hedhur përtej murit të “izolimit” një kuti biskotash me varësen e tij brenda, me rastin e 3-vjetorit të lidhjes.

Në atë kohë Bora postoi në Instagram që e kishte marrë dhuratën, megjithatë tani duket se moderatorja nuk e ka më, ose të paktën nuk e mban më të vënë dhe pyetja e Donaldit është pikërisht për këtë. Nisur nga një foto që Zemani ka postuar në Instagram-in e saj, foto që e ka bërë kohë më parë dhe që varësen e partnerit e mban veshur, Veshaj është kujtuar për të duke e pyetur publikisht se “Ku është kjo?”

Bora i përgjigjet me anë të një postimi në ‘InstaStory’ e cila shkruan: “Nuk ta jap më, kot interesohesh”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *