Ku është Monika Kryemadhi? Asnjë urim për festën e Kurban Bajramit, Endrit Braimllari e zëvendëson

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari bëri një vizitë në selinë e Komunitetin Mysliman për të uruar festen e Kurban Bajramit. Ai uroi Kurban Bajramin edhe tek Kryegjyshata Boterore e Bektashinjve. Pas takimeve Braimllarit dha një deklaratë për mediat.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrimin urojmë të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Kurban Bajramin për çdo familje paqe, harmoni, begati solidaritet dhe mesazhi më i qartë dhe me i pastër i kësaj dite që është dita e sakrificës ndaj njerëzve në nevojë të na udhëheqë çdo ditë të jetës sonë me qëllim që shoqëria, njerëzimi të jetë sa më i pastër drejt solidaritetit paqes dhe harmonisë.

Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pranimit të humbjes, duket se çdo ditë më pak shohim gjurmë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit në jetën publike dhe politike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.

Me një njoftim për mediat, LSI bëri me dije se do të ishte sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ai që do të shkonte në Komunitetin Mysliman dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e Kurban Bajramit, duke ‘i zënë vendin’ Kryemadhit në këtë detyrë.

Po ashtu Kryemadhi nuk ka postuar asnjë urim as në rrjetet sociale, ndryshe nga liderat e tjerë të politikës në vend, ndërsa bëhet me dije se ajo ndodhet me pushime.

Veprimet e Kryemadhit kohët e fundit krijojnë jo pak konfuzion, ndërsa kujtojmë se ajo habiti jo pak kur u shfaq krejt papritur krah bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta në vizitën e tij në Budapest në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në pamjet e publikuara nga Meta, Kryemadhi u shfaq e ulur krah bashkëshortit të saj kryetar shteti, sipas një protokolli ku në raste të tilla ulet vetëm “Zonja e Parë”.

Pavarësisht aludimeve në media, mungon një sqarim nga vetë Kryemadhi, ndërsa mbetet për t’u parë hapi i saj i radhës për të kuptuar nëse do të vijojë apo jo të drejtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *