Kryen një seri vjedhjesh/ Arrestohet i riu në Kavajë, në kërkim bashkëpunëtori

Një 27-vjeçar, i cili kishte kryer një seri vjedhjesh në qytetin e Kavajës, ka rënë në pranga. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.

Të dy shtetasit rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Gjatë operacionit policor të koduar “Repeat”, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi A. S., 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B., 27 vjeç, të dy banues në Kavajë, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, gjatë muajve mars dhe prill, kanë kryer 10 vjedhje të ndryshme. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas dhe kapjen e shtetasit D. B.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *