Kryeministër në 2025? Ja si u përgjigj Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet lidhur me mundësinë e të qenit kryeministër në vitin 2025. Ish-presidenti u shpreh në “Log” se shqetësimi i tij i vetëm për momentin është 14 maji. Megjithatë Meta nuk dha një përgjigje konkrete.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: : Ilir Meta Kryeministër, e sheh vetën në 2025?

Ilir Meta: Nuk është ky shqetësimi im. Mezi po pres 14 majin në mbrëmje që të marrë fund ky regjim monist në pushtetin vendor, shpërdorues abuzues, antikushtetues. Në një plan më afatgjatë unë pres me padurim ditën kur shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e referendumit. Ky është objektivi madhor, pastaj çështjet e tjera janë në respekt të votës. Ato janë detyra. Objektivi im si politikan nuk është të bëhem diçka që kam qenë, por të rindërtoj nga e para në mënyrë të shëndetshme për të garantuar demokracinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *