Kryebashkiaku i Firences mbështet Veliajn: I ka ndryshuar pamjen Tiranës

Dario Nardella, Kryetar i Bashkise së Firences dhe President i EuroCities (Unioni i Bashkive të Europës) shprehu publikisht mbështetjen për kandidimin e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës më 14 maj me anë të një video mesazhi.

Nardella u shpreh se qytetarët e Tiranës duhet të jenë krenar për Veliajn, të cilin e cilësoi të aftë, aktiv dhe dinamik, ‘që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytetit’.

“Erioni është një mik i imi shumë i mirë, por mbi të gjitha një Kryetar Bashkie shumë i zoti. E njoh tashmë prej shumë vitesh dhe falë bashkëpunimit dhe pasionit të tij, Firence dhe Tirana qëndrojnë sot më pranë njëra-tjetrës dhe bashkëpunojnë për shumë projekte të përbashkëta.

Mendoj se qytetarët e Tiranës duhet të jenë krenar për këtë Kryetar Bashkie kaq të aftë, aktiv dhe dinamik, që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytetit. Për këtë arsye ju kërkoj të gjithëve të mbështesni Erion Veliajn në këto zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e Tiranës, për të ardhmen e shoqërisë dhe për të ardhmen e Shqipërisë! Rroftë Tirana”, thekson Nardella.

https://web.facebook.com/reel/1352388131987134

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *