Kristi flet për lidhjen me Zazën: Nuk e doja…

Lidhja e Kristit me Zazën u përfol gjatë “Big Brother Vip”, në momentin kur ai nisi një romancë me Keisin.

Tre ditë para finales së madhe, Kristi ka vendosur t’i shprehet Deas dhe të flasë për lidhjen e tij me Zazën.

Ai është shprehur se fakti që ishin larg dhe takoheshin rrallë e bënte të vështirë marrëdhënien e tyre. Mirëpo, Kristi ka shtuar se nuk e donte, vetëm e pëlqente. Kjo sepse ata nuk ishin takuar aq shpesh sa të lindte dashuria mes tyre.

“Mund të bëhej shumë serioze. Do shkonte drejt asaj. Nuk ishte një njohje, ishim takuar ne, por jetonim dhe larg dhe nuk takoheshim shumë. Ishte shumë e vështirë. E doja? E kisha qejf, nuk ishim takuar aq shpesh sa të duheshim, sa ta doja unë. Ku duhet një njeri kaq thjesht”, është përgjigjur ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *