Krishtlindje në kohë lufte/ Mesazhi këtë vit i kushtohet paqes

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, ka dhënë në vigjilje të festës së Krishtlindjes, mesazhin e tij të përvitshëm. Ai ia kushtoi këtë mesazh paqes, në fund të një viti të shenjuar nga lufta, e cila sipas tij po ia ‘prish’ fytyrën e bukur Europës.

Ai u shpreh se teksa fuqitë botërore përpiqen të vlerësojnë pasojat e luftës në Ukrainë, ekonomia botërore po vuan efektet e saj me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfëra. Sipas imzot Massafrës, lufta është gjithmonë e gabuar, pasi ndër të tjera, dëmton dinjitetin e njeriut.
“A nuk është shkaku i luftës dhe i vrasjeve mbjellja dhe shitja e drogës, mosrespektimi i të drejtave të njeriut, të punëtorëve, të sëmurëve pa kërkuar dhe pa pretenduar ryshfet, i të mirës së përbashkët, i shtëpisë tonë të përbashkët? Këto janë disa nga fushat ku secili prej nesh mund të sjellë paqe”– u shpreh imzot Massafra.
Gjatë mesazhit të tij, ai nxiti qytetarët të angazhohen në shërbim të paqes, familjes dhe shoqërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *