“Kriminelët të shkojnë në burg”, Haradinaj kërkon rinumërimin e votave

Pas akuzave për manipulim votash, kyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka hedhur hapin e radhës. Ai ka kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në një prononcim për mediat, Raradinaj tha se është i shqetësuar nga keqpërdorimet me vota në zgjedhjet e fundit, akuza në të cilat ishte e përfshirë edhe ish-anëtarja e kësaj partie, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Sa i përket procesit zgjedhor, i falenderojmë të gjithë qytetarët që kanë kontribuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Rezultati është pranuar nga të gjitha partitë. Po ashtu edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste, nga disa komisionerë të pandërgjegjshëm.

Kërkojmë nga organet e rendit dhe nga hetuesia, që kriminelët e votave të përfundojnë në burg”, ka thënë ai, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Haradinaj kërkoi rinumërim të plotë të votave, nën praninë e organeve hetuese dhe policisë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, për të kontestuar rezultatin zgjedhor.

“Për këtë arsye ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave, para organeve të hetuesisë dhe policisë, në mënyrë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, dhe ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të partive të tjera. Dhe nuk shoh se duhet të dal dikush kundër rinumërimit, vetëm nëse fshehin keqpërdorime nga opinioni”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *